Dy inspektorë tatimesh janë ndaluar pas një hëtimi dy mujor nga policia e Fierit pasi i kanë marrë 7 mijë euro një biznesmeni.
Florjan Zhaka 35 vjeç me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.
Inspektorët kishin dy muaj nën hetim dhe do të përballen në gjykatë me akuzat për “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.//sosnews.al
