Dy inspektorë tatimesh janë ndaluar pas një hëtimi dy mujor nga policia e Fierit pasi i kanë marrë 7 mijë euro një biznesmeni.

Florjan Zhaka 35 vjeç me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Inspektorët kishin dy muaj nën hetim dhe  do të përballen në gjykatë me akuzat për “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version