Prej shumë vitesh punonte si anesteziste në spitalin e lushnjes duke iu dhënë ndihmë me dhjetra pacientëvë, por në fund nuk arriti të shpëtonte dot veten e saj.
Alma G.36 vjeç prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe me gjithë forcën e karakterit që kishte, nuk arriti ta përballonte sëmundjen dhe u vetëvra në banesën e saj në Lushnje.
Bashkëshorti që e gjeti fillimisht të plagosur i tregoi policisë se kishte qenë në arë duke punuar dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur Almën të shtrirë dhe rënkonte me çiften në anën e djathtë.

Megjithëse u transportua në spitalin ku ju dha ndihma e parë, Alma ndërroi jetë disa orë më vonë.
Nënë e përkushtuar e dy fëmijëve një djali 13 vjeç dhe një vajze 3 vjeç, Alma nuk arriti ta përballonte sfidën me jetën.

Të afërimit dhe shoqet kanë shprehur ngushëllime në rrjtetet sociale dhe duke nxjerrë në pah vlerat e saj.

“Ah moj Anxhel qe sme hiqet nga mendja Alma shoqja ime do te kem gjithmon ne zemer“.
Për dy fëmijët tashmë po përkujdesen familjarët e bashkëshortit./sosnews.al

