Prej shumë vitesh punonte si anesteziste në spitalin e lushnjes  duke iu dhënë ndihmë me dhjetra pacientëvë, por në fund nuk arriti të shpëtonte dot veten e saj.

Alma G.36 vjeç prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe me gjithë forcën e karakterit që kishte, nuk arriti ta përballonte sëmundjen dhe u vetëvra në banesën e saj në Lushnje.

Bashkëshorti që e gjeti fillimisht të plagosur i tregoi policisë se  kishte qenë në arë duke punuar dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur Almën të shtrirë dhe rënkonte me çiften në anën e djathtë.

Megjithëse u transportua në spitalin  ku ju dha ndihma e parë, Alma ndërroi jetë disa orë më vonë.

Nënë e përkushtuar e dy fëmijëve një djali 13 vjeç  dhe një vajze  3 vjeç, Alma nuk arriti ta përballonte sfidën me jetën.

Të afërimit  dhe shoqet  kanë shprehur ngushëllime në rrjtetet sociale dhe duke nxjerrë në pah vlerat e saj.

Ah moj Anxhel qe sme hiqet nga mendja Alma shoqja ime do te kem gjithmon ne zemer“.

Për dy fëmijët tashmë po përkujdesen  familjarët e bashkëshortit./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version