Një vjedhje e spektakolare ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qendrës kristal në tiranë.
Dy persona kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, të një biznesmeni.
Pas dy ditësh nga ngjarja policia njoftoi se kishte kapur dy autorët e vjedhjes në kuadër të operacionit policor “Kombinacioni”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”,
Sosnews.al mëson se bëhet fjalë se janë arrestuar
Donald Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
Gentian Kane 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi 52 vjeç dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.
https://www.facebook.com/sosnewsalbania/videos/334722824171138/?t=1
/sosnews.al

