Një vjedhje e spektakolare  ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qendrës kristal në tiranë.

Dy persona kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, të një biznesmeni.

Pas dy ditësh nga ngjarja policia njoftoi se kishte kapur dy autorët e vjedhjes  në kuadër të operacionit policor “Kombinacioni”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”,

Sosnews.al mëson se bëhet fjalë  se janë arrestuar

Donald  Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Gentian Kane 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi 52 vjeç dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

 

 

/sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version