Me rikonfirminin e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së brendshme, javën e parë të tetorit priten sërish ndryshime në kupolën drejtuese të policisë së shtetit. Sipas burimeve të sigurta bëhet fjalë për ndryshime që do të nisin nga nr 1 i unifomave blu.

Në korridoret e drejtorive të policive por edhe mjedise të tjera të frekuentuara nga shefat , gëlojnë fjalët se vendin e Çakos do ta zërë zëvëndesi i tij Rebani Jaupi.

Madje ky i fundit mësohet se diçka të tillë e beson dhe vetë, saqë ka filluar ti thotë miqve e të përhapë fjalë se kjo është një punë e mbaruar dhe se për këtë detyrë të rëndësishme që pritet të marrë ka mbështetjen e Xhafajt.

Sipas burimeve , ndryshime do të ketë edhe në nivele të tjera të larta, si drejtori qarqesh, nivel komisariatesh, stacionesh policore, drejtori kufiri etj.

Xhafaj është zotuar edhe për një vetting në polici.

Disa drejtorë të dyshuar si të implikuar në afera të ndryshme i “spastroi“ pak kohë pasi mori detyrën.

Tashmë mbetet të shohim Xhafajn e tetorit…

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version