Është identifikuar shqiptari që përdhunoi një 34-vjeçare në një stacion autobusi në Greqi dhe tendoi të përdhunonte edhe një të 24-vjeçare.

Policia greke ka zbuluar se burri është larguar nga Greqia të enjten e kaluar dhe ka gjetur strehë në Shqipëri, por ADN-ja që ka lënë në makinën e gruas e ka nxjerrë zbuluar.

Mediat greke shkruajnë se ai dyshohet se ka problem me alkoolin, ndërsa nëna e tij me të cilën jetonte, pasi është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje. Autori dyshohet se ka pasur shpërthime të dhunshme ndaj saj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën e kaluar, kur 45-vjeçari përdhunoi nën kërcënimin e thikës të renë dhe u zhduk, ngjarje që bëri shumë bujë në vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera këto kohë në Greqi.

Njoftimi i policisë greke:

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (tentativa dhe të kryera) ndaj dy grave vendase, të cilat janë kryer në orët e para të mëngjesit të datës 23.10.2022 në në zonën e Paleou Faliros, u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.

Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Kërkimet për të po vijojnë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version