Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar bahskëpunimin e autoriteteve izraelite për dekriptimin e telefonave të Ervis Martinaj dhe Fabian Gaxhës me qëllim zbardhjen e dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes së 4 Tetorit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Dosja e Prokurorisë
Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699187239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19 :
Ku je (shkruan E.Martinaj) afrohu
Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
Te local Ols Ols
Mos bono, Ca veni je
Lidhu me cunst, Afroh
Me arm, Ok
Ndalo para lokalit arit, Ok
Erdhem, Jam me Olsin
Qunat po vin, Po cunat
Afroji,Po sapo dalin nga shpija
Ti ku je,Un per 1 sekond aty
Cunav te dyqani redit rrobave afroh
A erdhe
Po te lokali arit jam
Ku
Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”.

