Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, në fshatin Balldre ku një person ka humbur jetën. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një person teksa raportohet edhe për të plagosur. 

Deri më tani mësohet se ka humbur jetën një punonjës i policisë doganore të Shkodrës, Gazmir Zhuka 46-vjeç. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës, por pavarësisht përpjekjeve të spitalit, efektivi nuk mundi të mbijetojë.

Efektivi po lëvizte i vetëm me makinë në momentin kur u përplas nga një mjet me targa të huaja. Policia e Shtetit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, por ende nuk ka dalë me një njoftim për mediat.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version