Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Korçë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndpdhur këtë mbrëmje në Polenë. Mësohet se një makinë ka dalë nga ura e Polenës dhe ka rënë në lumë. Për rrjedhojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Raportohet se mjeti ka rrëshkitur për shkak të lagështirës në rrugës dhe ka humbur kontrollin.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë një person, që dyshohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit.

Viktima është Artan Pishtari, 53-vjeç nga Voskopoja.
Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e mjetit nga uji.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.