Gjashtë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në zonën e Lagunës së Patokut. 

Dy makina janë përplasur në afërsi të zonës bregdetare. Përplasja ka qenë e fortë ku të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Si pasojë e aksidentit, u plagosën 6 persona të cilët u dërguan menjëherë në spital. Disa prej të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version