Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Peqin, në fshatin Bishqem.
Sipas burimeve zyrtare një furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë një person ka humbur jetën pasi u transportua ne Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Burime nga ky spital bënë me dije pavarësisht se 62-vjeçarit, Myslim Saliut ju dha ndihma e parë mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shkaktuara në kokë.
Ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Karin, një 49-vjeçar ndërroi jetë pasi u aksidentua me një tjetër makinë, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona që ndodheshin në të./Balkanweb

