Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, ku një djalë i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me makinë.

Festim Hasa, 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version