Një aksident ku mbetën 3 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë.
3 automjete u përfshinë në aksident ku mbetën të plagosur H.K.,18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.//sosnews.al