Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Laç-Mamurras. Mësohet se nga aksidenti një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën për shkak të plagëve të shumta që ka marrë, ndërkohë që ka mbetur i lënduar një person tjetër.

Viktimë nga aksidenti mbeti Alban Miloti, ndërsa i plagosur Elvis Doçi. Ende nuk dihet cili është shkaku i aksidentit. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version