Një aksident ka ndodhur në orën 06:40 në aksin e rrugës kombëtare ‘Elbasan-Librazhd’. Tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht. Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeteve ka mbetur i plagosur. Njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version