Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Thumanë-Borizanë në Krujë ku një 70 vjeçar është përplasur nga makina.

Sipas policisë, i moshuari ka përfunduar në spital, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version