Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasditen në Bulqizë ku një makinë ka rënë në greminë.

Sipas News24, aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mjeti ka përfunduar në greminë teksa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve. Ndërhyrja e autoriteteve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy autoambulanca që do të transportojnë të plagosurit në spital./News 24

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version