Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip ‘Audi’, 25-vjeçari, Ramadan Meta.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kam mbërritur menjëherë në vendngjarje. I aksidentuari është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë ku dhe pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda.

Meta është nisur me ambulancë drejt Traumës, pasi helikopteri e ka patur të pamundur të shkojë për shkak të motit të keq.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version