Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në Dibër. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Melan të Dibrës. I riu me inicialet A.S., ishte pasagjer në mjetin “Golf” që drejtohej nga një 18-vjeçar. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, 20-vjeçari ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë Dibër:

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i pestë me vdekje që shënohet në vendin tonë, vetëm brenda dy ditëve. Dy ditë më parë, mjeti i drejtuar nga Klevis Ruçaj ra nga mbikalimi i Saukut duke u përplasur me një tjetër makinë dhe duke bërë që vetë 20-vjeçari të humbte jetën bashkë me dy vajzat që ndodheshin pasagjere në mjet. Dita e djeshme pasoi me tre aksidente të tjera me vdekje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version