Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Dimal. Një motor ka përplasur një vajzë të mitur në fshatin Drenovicë.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e aksidentit, por mësohet se në momentin e përplasjes vajza vetëm 5 vjeçe po kalonte rrugën. Pas aksidentit, vajza është transportuar në spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version