Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën te mbikalimi i Plepave. Nga aksidenti ka mbetur të dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

