Një 45-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë Krujë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se makina me drejtues V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese F. S., rreth 45 vjeçe. Për pasojë, kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

