Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë që drejtohej nga vajza me emrin M. H ka përplasur një 16-vjeçar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që e reja është dërguar në komisariar për të dhënë dëshminë e saj.  

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version