Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd.
Një automjet me targa greke i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina duke shpëtuar për mrekulli. Ai ka thënë se ka qenë duke i udhëtuar i vetëm dhe ka dalë nga automjeti në momentin e aksidentit.
Ai është dërguar në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e mjekësore ku mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

