Një minator është plagosur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se minatori me emrin Shkëlqim Kala është plagosur gjatë punës pasi një masiv shkëmbor i ka rënë duke i gjymtuar këmbët, në një nga minierat në Bulqizë. Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, minatori 50-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. 

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version