Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur te ‘Rruga e Arbrit’, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy shoferët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version