Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku një makinë ka përplasur një grua. Gruaja në të 50-tat, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version