Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se makina tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë pyllit të Sodës, ndërkohë që ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

