Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ndodhi në rrugën Transballkanike, ku janë përplasur dy automjete.

Një nga automjetet përfundoi mbi rotondo pas përplasjes. Të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e një prej automjeteve tip “Benz” duke u futur në rrethrrotullim dhe duke goditur më pas automjetin tip “Audi”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version