Një grua është përplasur mëngjesin e sotëm nga një motor në vendin e quajtur ‘Kapelja’. Policia e Shtetit bën të ditur se 63-vjeçarja e cila ishte duke kaluar rrugën, u përplas nga motorri i cili drejtohej nga personi me inicialet A.M, 30-vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

