Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi Arbër Tivari, 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.

Ndërsa shtetasi Arbër Tivari, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version