Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy prindërit e tij janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fushë Kuqe të Kurbinit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. Mësohet se makina e drejtuar nga i riu i identifikuar si Endri Toma është përplasur me një automjet me të cilin udhëtonin një çift të rinjsh Albi Rexhepi e Imelda Rexhepi, së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeç. Për shkak të përplasjeve, i vogli ka ndërruar jetë, ndërsa prindërit e tij kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. 

Njoftimi: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version