Një aksident i rëndë  ndodhi pasditen e kësaj të enjteje  në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, ku dy vëllezër  humbën jetën, pasi u aksidentuan me motorr.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Progër kur një automjet përplasi motorrin në të cilin udhëtonin viktimat.

Sipas policisë drejtuesi i motorrit Billi Telo 23 vjeç nga fshati Plase humbi jetën në vendngjarje ndërsa vellai i tij 17 vjeçar Simon u transportua në spital por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.

Hetuesit thanë se dy mjetet lëviznin në të njëjtin drejtim dhe në momentin kur motorri do kthehej për në fshatin Progër makina i goditi nga pas. Shkak sipas policisë u bë mosmbajtja e distancës së lejuar nga makina me një drejtues 55 vjeçar por dhe lagështia në rrugë.

Në fier një tjetër aksident rezultoi fatal për një 42 vjeçar. Mësohet se ai humbi jetën pasi makina që drejtonte u përplas më një tjetër automjet në aksin rrugor Fier Cakran.

Policia e cila mberriti ne vendngjarje bëri me dije se shkak I aksidentit u bë manovrimi I gabuar dhe lëvizja tej normave të shpejtësisë.

 

 

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version