Gjykata e Korçës la në në burg, Spiro Naçin, drejtuesin e mjetit që akuzohet se shkaktoi aksidentin në Korçë, ku u përfshi edhe eskorta e kryeministrit të vendit Edi Rama, e për pasojë mbetën të plagosur tre gardistë.

Gjykata e Shkallës së parë, vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për 29 vjeçarin duke dhënë për të masën e “arrestit me burg”. për 30 ditë.

Naçi tha para gjykatës se kërkonte falje për aksidentin ndërsa kërkoi ti caktohej një masë më e lehtë pasi ishte në marrëdhënie pune dhe diçka e tillë dëmtonte familjen e tij.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version