Përgjaken sërish rrugët e vendit, ku një aksident fatal u ka marrë jetën dy femrave dhe janë plagosur edhe tre persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në afërsi të TEG, ndërkohë që Policia ka mësuar pak kohë më vonë edhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sipas të dhënave, dy femrat që kanë humbur jetën kanë qenë duke udhëtuar me një djalë 24 vjeç, i cili sipas të dhënave të Policisë është në gjendje të rëndë, i cili ndërroi jetë në orët e vona, ndërkohë që mjeti i tij ka ‘fluturuar’ nga ura mbi një mjet që udhëtonte në drejtim të Elbasanit.
Në këtë të fundit bëhet me dije se kanë qenë një burrë me një grua, të dy të plagosur dhe që të dy gjenden në spital, por për fatin e mirë të tyre, të dhënat e orëve të vona treguan se janë jashtë rrezikut serioz për jetën.
Është tentuar nisja e të gjithë të plagosurve në drejtim të Spitalit të Traumës, por për fatin e keq njëra nga femrat ka rezultuar e vdekur në vend, ndërsa tjetra ka ndërruar jetë pak më vonë. Të dhënat spitalore tregojnë se i riu që drejtonte mjetin e aksidentit, pavarësisht ndihmës së menjëhershme gjendet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

