Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës ‘Unaza’. Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka nbdodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.

“S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra,”- ka thënë ai.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës ‘Unaza’ që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version