Agron Xhafa, 63 vjeç, shoferi i urbanit që shkaktoi aksidentin masiv një ditë më parë në Tiranë, është vënë në pranga. Lajmin e ka bërë me dije Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar. Sipas Policisë, 63-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në të njëjtin njoftim, Policia e Tiranës ka njoftuar dhe arrestimin e tetë personave të tjerë, që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një lokal. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Paskuqan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Babrru, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– N. K., 36 vjeç, B. L., 54 vjeç, A. K., 52 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version