Policia ka vënë në pranga shoferin i cili shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, më konkretisht në rrugën “5 Maji”. Policia njofton se 25-vjeçari i identifikuar me iniciale K.R., nga Kosova ka kryer një manovër të gabuar dhe është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shoferi i identifikuar me iniciale E.P., e për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

I arrestuari pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version