Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.
Ndërkohë që nga aksidenti janë plagosur dy persona. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

