Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues. Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital. Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytetit.
‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.’– thuhet në njoftimin e Policisë.

