Një 75 vjeçar u përplas për vdekje pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnje -Rrogozhinë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Konjat,ku mjeti tip “Toyota”, me targa AA 347 NO, me drejtues Olsion Koçiu, 22 vjeç, banues në Berat, përplasi për vdekje kalimtarin. Ndonëse i moshuari u dërgua në spitalin e Lushnjes ai nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë ndërsa mësohet se shkak i aksidenti u bë prerja e rrugës nga ana e 75 vejçarit

