Nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e sotme në Poliçan ka humbur jetën një 15-vjeçar. Mësohet se makinë që ka rënë në humnerë po drejtohej nga Françesko Zylyftari po 15 vjeç. Ndërkohë që i mituri që humbi jetën është Afisaldo Zylyftari. Nga aksidenti janë plagosur dhe dy vajza të mitura, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Beratit. 

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version