Policia e Shtetit ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, ku urbani i linjës së Krrabës u përmbys në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre pasagjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Por sipas Policisë, drejtuesi i autobusit i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version