Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në rrugën dytësore ‘Tiranë-Durrës’, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona.
35-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në kryeqytet. Viktima është Visar Meshi 35 vjeç, ndërsa janë dërguar në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

