Një 53 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në rrugën Ura e Dajlanit – Shkozet,ku një makinë me targa AA 635 AA, me drejtues 49 – vjeçarin A.D. përplasi 53 – vjeçaren me inicialet T.R.

Mësohet se 53 vjeçarja është përplasur teksa ka tentuar të kalojë rrugën.Megjithëse ajo është dërguar menjëherë  drejt spitalit,por si pasojë e plagëve të marra ka dërruar jetë në spital.

Autoritetet shoqëruan në ambientet e komisariatit shoferin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version