Dy makina janë aksidentuar në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ‘Bardhyl’ ku si pasojë janë dëmtuar 4 të rinj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:15 ku nga përplasja e dy makinave me targa AA 561 LM dhe AA 654 DZ,kanë mbetur të dëmtuar katër të rinjtë; 23-vjeçarja me iniciale F.Ç., 22-vjeçarja me iniciale S.H., 22-vjeçarja me iniciale Gj.Sh., dhe 23-vjeçari me iniciale S.B., të cilët janë transportuar në sptital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.//sosnews.al
