Një 50 vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në Tropojë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, u përplas me një kamion mallrash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dushaj. Viktima është Deme Uruçi nga Bajram Curri, ndërsa të aksidentuar janë punëtorë të HEC-it të Fierzës.

Policia bën me dije se një nga punëtorët është në gjendje të rëndë. Grupi hetimor nisi hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.//sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version