Një automjet që shërben për transportin e vlerave monetare është aksidentuar në Rrugën e Rinasit. Policia bën me dije se shoferi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

Në momentin e aksidentit, mjeti nuk ka qenë duke transportuar para.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version